• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E rrallë, Katedralja e Shkodrës nuk do të zhvillojë ceremoni dasmash të dielave

by Java News
03/08/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e diel në Katedralen e Shkodrës nuk do të ketë asnjë ceremoni dasme.

Ky vendim hyn në fuqi që nga janari i 2018-s dhe në vazhdim dhe është marrë nga dioqeza metropolitane Shkodër-Pult.

Famulltari dom Artur Jaku shpjegon se qytetarët ditën e diel duhet të marrin pjesë në meshë dhe dasmat e shumta në sezonin e verës i kanë penguar ata që të marrin pjesë në kremtimin e meshës të së dielës, shkruan Panorama.

Dom Arturi, pse është marrë ky vendim?

Arqipeshkvi, në bashkëpunim me meshtarët dhe aktorët baritorë, e ka diskutuar prej kohësh këtë ide, që të mos kremtohet sakramenti i martesës të dielave.

Kemi ardhur në kristalizimin e kësaj ideje, që solli më pas vendimin që nga janari 2018 të mos ketë më meshë. Së pari për ne katolikët, kjo ditë duhet të shenjtërohet, që besimtarët të marrin pjesë në meshë, pra në eukaristi.

Ne e dimë që kur ka dasma, çifti, familja apo dasmorët nuk mund të marrin pjesë në meshë. Pra ne e kemi studiuar këtë vendim, që t’u japim mundësi dasmorëve të jenë pjesë e meshës. Plus, historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielave, por të hënave.

Kjo histori, pra kremtimi i martesës ditën e diel, ka filluar pas 1990-s. Pra ky është edhe një rikthim në traditë, por edhe që besimtarët ta përjetojnë më mirë.

Nëse i referohem famullisë sonë, ne kemi një fluks të madh të martesave, nga 10 deri në 20 të tilla në ditë, që shpesh i tejkalon mundësitë tona.

Pra as unë si meshtar shpesh nuk mund t’u jap solemnitetin e merituar, kur ka një numër të madh martesash.

a.ç

Next Post
Rohani, sërish president i Iranit

Rohani, sërish president i Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com