Një ekip i “Diving and Tours Vlorë” ka shpërndarë një video ku në brigjet e Gadishullit të Karaburunit noton një fokë detare.
Specialistët e faunës ujore shpjegojnë se është foka e shumë kërkuar nga ne, e quajtur Monachus monachus, që mendohej e zhdukur, por që është kapur nga kamerat e turistëve në Parkun Kombëtar Detar “Karaburun Sazan”.
Ky filmim i saj në brigjet e Vlorës, i hap rrugën shumë studimeve dhe projekteve, të cilat do të marrin jetë së shpejti në të vetmin park detar në Shqipëri, shprehen specialistët e faunës detare. /b.d