• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E RRALLË! Blen telefon të vjedhur, qytetari nga Kruja e dorëzon në polici

by A R
29/04/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndini Tavani ka 13 vjet në detyrë, por ai thotë se kurrë në punën e tij si prokuror nuk është ndeshur me një rast të tillë.

Veprimi që e ka habitur atë, por edhe efektivët e policisë është kallëzimi i shtetasit Shkëlqim Aruçi, i cili pasi i ka blerë një telefon të vjedhur një hajduti e ka dorëzuar atë pranë autoriteteve.

Arsyeja është se ai kërkon që telefoni i vjedhur t’i kthehet pronarit. 46-vjeçari nga Kruja tregon për Top Channel edhe një tjetër arsye më të fortë pse u shty nga dëshira për të ndihmuar pronarin e vërtetë të aparatit.

“Vajzës time i vodhën telefonin para ca kohësh. Ajo kallzoi dhe para ca kohësh na telefonoi policia dhe na tha që të vinte të merrte telefonin. Këtë mendova edhe unë kur e bleva telefonin”, thotë ai.

Po përse gjatë blerjes së aparatit  të vjedhur 46-vjeçari nuk njoftoi menjëherë policinë në mënyrë që hajduti të përfundonte në qeli?

“Këtë pyetje ma bënë edhe në polici. E para isha me nxitim. Ai më doli tek Medreseja dhe duhet të ishte i droguar rreth 15-16 vjeç. Më tha do telefon? I thashë sa është? 20, më tha. Unë i thashë ma jep 10 dhe ai ma dha dhe ika  pastaj”, rrëfen ai për “Top Channel”.

Pasi ka regjistruar dosjen për vjedhje, prokurori Tavani është jo vetëm në kërkim të hajdutit, por edhe të pronarit. Në pritje të zbardhjes së këtij fakti, Aruçi mendon se gjesti i tij do të lumturojë dikë. /b.d

Next Post
Kryeministri holandez: Britania do bëjë çmos që ta shpërbëjë BE-në

Kryeministri holandez: Britania do bëjë çmos që ta shpërbëjë BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com