• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“E rëndësishme si për shqiptarët dhe për serbët”, familjarët e Ivanoviç: Duam drejtësi

by A R
19/01/2020 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nipi i Oliver Ivanoviç. Aleksandar bashkë me familjen janë nisur për t’u bashkuar me një marsh në nderim të xhaxhait të tij të ndjerë. Këtë marsh-protestë e drejtojnë ata që bëjnë protesta kundër pushtetit. Familja e Ivanoviç nuk komenton qëndrimet e individëve as në Kosovë e as në Serbi. Në emër të tyre, Aleksandar flet duke treguar se si ndihet familja, një pjesë e ndarë në ngjarjet ku merr pjesë pushteti, një në ato qytetare.

“Është një periudhë e vështirë pas nesh, dy vjet dhe hetimet ende qëndrojnë në një vend. Kemi parë vetëm një betejë në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina tenton të tregojë që vrasja është kryer nga serbët, Beogradi të tregojë që Oliver u vra nga shqiptarët. Kjo është vetëm hedhje e përgjegjësisë. Ajo që familjen nuk e intereson është se çfarë feje apo ngjyre ka ky person, por të dalë para drejtësisë. Më e rëndësishme se kjo është se kush ka dhënë urdhër dhe për interesa të kujt është vrarë”.

Në këtë marsh kanë marrë pjesë edhe të djemtë e politikanit të ndjerë. Aleksandar thotë se Oliver nuk ka pasur armiq në jetë, por është vrarë për shkak të qëndrimeve të tij. Zbardhja e rastit është e rëndësishme edhe për shqiptarët dhe për serbët.

“Oliver nuk ka qenë agresiv dhe në paqe dhe mënyrë civilizuese ka dhënë qëndrimet e tij dhe për këtë është vrarë. Është me rëndësi që të gjendet kush e ka bërë dhe ky mund të jetë një hap drejt paqes në Kosovë pasi prej 20 vjetësh kjo nuk po ndodh”.

Një vrasje që megjithatë nuk mendohej se ishte me motive etnike. Ishte krijuar ideja që ky rast do të zgjidhej shumë më shpejt. Por, tani kanë kaluar dy vite dhe për motivet familja nuk ka dyshim.

“Kjo është një vrasje absolutisht politike pasi ai është marrë vetëm me politikë. Oliver është vrarë për shkak të fjalëve të tij, qëndrimeve politike të cilat i ka mbrojtur. Ka qenë nën presion pasi ia kanë djegur zyrtar, makinën, i janë futur në shtëpi.

Por, besoj se me kohë kanë kuptuar që nuk mund të blihet, të frikësohet dhe që nuk e ul kokën para kërcënimeve dhe dhunës dhe dikush ka vendosur ta hesht me plumb”.

Vëllai i Ivanoviç dhe familjarët e tjerë ndihen emocionalë dhe thonë se e kanë të vështirë të flasin për vrasjen dhe për ngjarjet që e pasuan atë.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ilir Meta mund të kthehet në një shpresë për të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In