• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E rëndë! Studentja greke theret me thikë nga ish i dashuri shqiptar

by A R
23/02/2021 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studente 21-vjeçare greke në Itali u godit me thikë nga ish- i dashur i saj shqiptar, madje ai ishte përpjekur edhe ta helmonte me një shiringë, raporton gazeta italiane Il Giornale.

Studentja greke në Universitetin e Torinos nuk kishte gjetur guximin për të denoncuar ish-të dashurin e saj. Kështu Jetmir Kurtsmajlaj, një 27-vjeçar shqiptar, e dhunoi madje e goditi me thikë duke e plagosur rëndë.

Në fillim ai u përpoq ta helmonte, por nuk ia doli.

Më tej e goditi me thikë në mes të rrugës, duke e lënë në një pellg gjaku. Tani studentja e pafat është shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

Edhe pse lidhja e çiftit zgjati disa muaj, shqiptari 27-vjeçar duket se nuk e duroi dot ndarjen. Kështu fillimisht ai shprehu urrejtje ndaj vajzës duke i shkruar kërcënime në rrjetet sociale.

“Do të të vras” e kërcënonte shpesh shqiptari, madje i dërgonte mesazhe private në Instagram. Studentja ishte shumë e frikësuar, por vendosi të mos e denonconte për të shmangur hakmarrjen. Kështu, ajo ishte treguar e duruar, duke shpresuar se në një moment ish-i i saj do të qetësohej.

Më 16 shkurt, ajo u takua me të në një apartament në zonën San Salvario të Torinos. Ish- i dashuri i kishte zënë pritë, duke u përpjekur ta gozhdonte me një shiringë që përmbante helm.

Megjithatë, studentja arriti të dilte nga shtëpia para se të ishte tepër vonë dhe kështu shpëtoi. Dhe ndërsa ajo ishte bërë gati të raportonte ngjarjen në Polici, sërish hezitoi.

Kështu që ish i dashuri i saj përgatiti planin e tij të dytë. Ai e gjurmoi atë dhe përgatiti një komplot tjetër vrasjeje.

Në një park, në prani të disa kalimtarëve, i riu e hodhi atë në asfalt, duke e goditur vazhdimisht në trup me shkelma dhe grushte. Ai më pas nxori një thikë kuzhine nga pantallonat e tij, e goditi atë në bark dhe u zhduk.

Një ambulancë mbërriti në vendin e ngjarjes, ku gjeti vajzën fatkeqe në një pellg gjaku. Ambulanca e mori atë dhe e çoi në spital. Studentja greke iu nënshtrua një operacioni për 6 orë. Gjendja e saj aktualisht mbetet e rëndë.

Autori i krimit u arrestua nga Policia dhe akuzohet për vrasje në tentativë. Për ngjarjen kishte shumë dëshmitarë që panë gjithçka ndodhi.

Motra e studentes e dinte për takimin që do të bëhej pasditen e së Dielës së kaluar.

“Ajo më shkruajti se ishte me të. Ajo më informoi se gjithçka ishte në rregull dhe se do të më telefononte më vonë. “Natën vonë, karabinierët erdhën në shtëpinë time dhe më njoftuan se motra ime ishte në gjendje të rëndë në spital,” i tha ajo La Stampa.

/a.r

Next Post

Vaksinimi në azilin e Tiranës, 28 të moshuar e 18 personel morën dozën e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In