Një 27 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ra për vdekje nga një shkëmb 21 metra ndërsa përpiqej të filmonte një TikTok.
Trupi i Edgar Garay, 27 vjeç, u gjet në Cabo Rojo, Porto Riko, të hënën pasi ai ra tragjikisht të dielën mbrëma, raporton The Sun.
Ai ishte në një udhëtim ditor në shkëmbinjtë piktoreskë përgjatë bregut jugperëndimor të ishullit, njoftoi Roja Bregdetare e SHBA.
“Vëllai im ka një llogari TikTok në të cilën i pëlqente të hidhte video”, tha vëllai i Edgar, Carlos Garay për WTHR.
“Fatkeqësisht, kjo ishte ajo që ai po përpiqej të bënte kur ishte më afër skajit sesa duhej të ishte.”
Edgar ishte po vizitonte shkëmbinjte me kushëririn e tij, i cili e paralajmëroi vazhdimisht të tërhiqej.
Ndërsa ai po largohej nga shkëmbi, u kthye dhe kuptoi që Edgar ishte zhdukur.
Trupi i Edgar u gjet në një shpellë nënujore nga një ekip zhytësish një ditë më vonë. Ai kishte pësuar lëndime të rënda në kokë./m.j