Një ngjarje e pazakontë dhe tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një burrë dhe një grua, jo bashkëshortë janë protagonistë të një sherri që përfundoi me vdekjen e burrit. Identitetet ende nuk janë bërë të ditura nga policia.
Paraprakisht dyshohet se të dy kanë qenë në një apartament në katin e tetë me qira ditore dhe pas një konflikti mes tyre, burri ka qëlluar gruan me thikë.
E plagosur gruaja ka zbritur të kërkojë ndihmë, ndërsa burri është vetëhedhur nga kati i 8-të dhe ka gjetur vdekjen. Ne spital ka vdekur dhe partnerja.
Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Si burri dhe gruaja të përfshirë kanë ndërruar jetë.
Mësohet se 26-vjeçari Kliton Pira ka qëlluar me thikë të huajën 31-vjeçe Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga lartësia e katit të 8-të.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.