Mbrëmjen e sotme është shënuar një aksident i rëndë brenda qytetit të Vlorës.
Sipas informacioneve dy automjete po bënin gara me njëra tjetrën, për pasojë njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë të tretë duke lënë të plagosur një grua dhe një djalë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.