Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 21-vjeçar, i cili akuzohet për dhunë në familje. I riu dhunonte sistematikisht prindërit e tij.
Sipas policisë është arrestuar në flagrancë i riu, Albi Sh.
Ai rrihte në mënyrë sistematike prindërit e tij, duke i goditur me grushte në trup dhe kokë në banesën e tyre që ndodhet në rrugën ‘Gjergj Legisi’. /a.m.











