Një grua është hedhur nga ballkoni i banesës së saj në Tiranë.
Ngjarja u raportua në zonën e Unazës së Re, ku policia bën me dije se shtetasja me inicialet S.M, 36-vjeçe është hedhur nga kati i dytë.
Ajo është transportuar në spital dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij vendimi ekstrem.
Ndërkohë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r