E rëndë në Tiranë/ Kalimtari dhunon gruan që lypte me fëmijët e saj në rrugë (FOTO)

Dhunohet Gruaja Afer Xhamise

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kavajës, ku një kalimtar ka dhunuar një grua.

Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’.

Dëshmitarët në vendngjarje rrëfyen për ‘BalkanWeb’ se një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm.

Fill pas kësaj ata njoftuan policinë dhe ambulancën, e cila transportoi nënën e dy fëmijëve në spital. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga ‘BalkanWeb’, në vendin ku ndodhi incidenti ndodhet një ambulancë dhe një makinë policie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com