Një efektiv policie është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugën “Shefqet Musarai”, në kryeqytet.
48-vjeçari me iniciale G. A., dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa viktima është punonjës policie i burgjeve.
“Tiranë / Genci Aliaj është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, në rrugën “Shefqet Musarai”. Ngjarja raportohet rreth orës 11:00, ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e vendimit tragjik të punonjësit të policisë.”, informon policia.