• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E rëndë në Times Square! Gruaja vret një person me thikë e plagos një tjetër –

by Java News
01/09/2026 08:40
E rëndë në Times Square! Gruaja vret një person me thikë e plagos një tjetër -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Një grua goditi me thikë dy persona në Times Square, në New York City, të hënën, duke vrarë një grua dhe plagosur një burrë. Ngjarja ndodhi pak para orës 16:30, pranë një nënstacioni të Departamentit të Policisë së New Yorkut, pak jashtë One Times Square, ndërtesa që pret festimet e njohura të Vitit të Ri në qytet.

Times Square është një nga zonat më të njohura turistike dhe një prej hapësirave më të monitoruara nga policia në New York. Sipas komisioneres së Policisë, Jessica Tisch, 49-vjeçarja nga Queens nxori dy thika nga një çantë pazari dhe goditi me thikë një burrë 68-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga stacioni i metrosë dhe po priste të kalonte rrugën së bashku me gruan e tij. Pak sekonda më vonë, gruaja goditi me thikë edhe një 32-vjeçare.

Të dy viktimat u transportuan në spital. 32-vjeçarja nuk mundi tu mbijetojë plagëve, ndërsa 68-vjeçari ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Nuk është bërë e ditur nëse viktimat ishin turistë që po vizitonin qytetin apo banorë të New Yorkut. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të paktën 10 oficerë policie të mbledhur rreth gruas, e cila mbante dy thika të mëdha kuzhine.

Oficerët u përpoqën për disa minuta ta bindnin që të lëshonte thikat, përpara se të përdornin një armë elektroshoku. Sipas Tisch, gruaja u tha efektivëve: Nuk do të lëshoj asgjë. Do të preferoja t’ju vrisja të dyve.

Sipas komisioneres Tisch, gruaja kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor të njohur nga NYPD, me incidente të regjistruara në vitet 2018 dhe 2019. Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa komisionerja Tisch tha se deri tani nuk ka prova që sugjerojnë se sulmi ishte terrorist.

“Këto familje e kanë parë jetën e tyre të shkatërrohet nga ajo që ndodhi sot dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre, ndërsa kalojnë orët, ditët dhe javët”, deklaroi kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani.

Mamdani dhe Tisch vlerësuan reagimin e efektivëve të policisë, duke theksuar se pa ndërhyrjen e tyre, numri i personave të plagosur ose vrarë mund të kishte qenë më i madh. Krimi i dhunshëm ka shënuar rënie të ndjeshme në New York City këtë vit. Vrasjet janë ulur me 24 për qind dhe qyteti është në rrugën për të shënuar nivelin më të ulët të vrasjeve në dekada.

Next Post
Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com