E rëndë në spitalin e Pogradecit/ Ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare, familjarët akuza mjekëve

Spitali I Pogradecit1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e qytetit të Pogradecit. Mësohet se një grua e moshës 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në spital, në rrethana ende të paqarta.

Siç mësohet nga burime pranë spitalit, 46-vjeçarja është paraqitur në spital e shoqëruar nga familjarë rreth orës 19:00, pasi nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e saj ishte përkeqësuar minuta pas mbërritjes në spital, duke ndërruar jetë.

Mësohet se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar. 46-vjeçarja A.B. është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria, ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti, për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së 46-vjeçares, e cila sipas familjarëve, nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com