Të paktën 12 emigrantë humbën jetën dhe 33 mbijetuan në detin Alboran jashtë brigjeve të Spanjës, njoftoi gazeta spanjolle ”El Pais”.
Anija ‘’Salvamento Maritimo’’ e një organizate shtetërore ndihmash, shpëtoi personat në bordin e varkës të vogël që kishte lënë Marokun më 18 dhjetor.
Fluksi i emigrantëve drejt Italisë ka pësuar një rënie kohët e fundit, pas masave të autoriteteve vendase për mospranimin e anijeve, por ato kanë ndërruar trajektore duke zbritur në brigjet spanjolle.
/a.rada