Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Grudë të Shkodrës, aty ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për “BalkanWeb” se viktima është shtetasi Nard Polia, 36 vjeç nga Thethi.
I riu është qëlluar disa herë me armë, ndërsa nuk dihen ende motivet dhe autorët e ngjarjes. Polia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe pronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Polia”, që mund ta shihni edhe në foto.
Policia e Shkodrës po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasje. Paraprakisht thuhet se i riu nuk rezulton të ketë precedente penale, apo konflikte me ndonjë person. Ai njihej në zonë si një njeri i qetë që merrej me zhvillimin e turizmit në zonë, duke dhënë edhe shembulin e tij personal përmes bujtinës Polia.











