Një i ri ka tentuar t’i japë fund jetës, por fatmirësisht është çuar në kohë në spital dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme. 20-vjeçari me inicialet S.B nga Maminasi është vetëhelmuar në banesën e tij duke konsumuar ilaç mizash.
Policia thotë se grupi hetimor është duke punuar për të zbuluar arsyet e këtij veprimi të rëndë. /a.m.










