Një 52-vjeçar nga Lushnja dyshohet se i dha fund jetës sot, duke prerë damarët brenda banesës ku jetonte.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë pavarësisht ndihmës së mjekëve.
Sipas burimeve zyrtare, 52-vjeçari ka shkuar në spital me damarë të prerë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak i policisë:
“Më datë 05.11.2020, rreth orës 11:15 në Spitalin e Lushnjes ka ndërruar jetë shtetasi A. B., 52 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka prerë damarët”.
g.kosovari