Një shtetas gjerman, 87 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij në një lagje periferike të Korçës. Mësohet se pas ekspertizës paraprake, policia ka konfirmuar se vdekja ka qenë natyrale, pasi i moshuari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se familjarët nuk kanë pasur asnjë pretendim lidhur me vdekjen e tij.
Ngjarja është cilësuar pa elementë të dyshimtë, ndërsa autoritetet kanë përmbyllur procedurat për rastin.