Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare. Nga kqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.











