Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat.
Erkin Lika ka qenë duke u ngjitur me litar në shpatin shkëmbor tek Ura e Vashës dhe ka rënë aksidentalisht në lumë.
Siç rasporton gazetari i Klan News Neki Feta, banorët kanë nisur kërkimet, teksa në ndihmë të tyre kanë shkuar policia dhe palumbarët.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit.











