• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E rëndë në Itali, trajneri kërcënon gjyqtaren 17-vjeçare: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula!

by B K
18/04/2025 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilaria Sula, studentja 22-vjeçare shqiptare e La Sapienzas u masakrua në Itali nga i dashuri, Mark Antony Samson. Javën e fundit akti ekstrem bëri bujë përtej Adriatikut, ndërsa opinioni publik dënoi rastin.

Mirëpo në Itali një ngjarje tronditëse ndodhi në futbollin e moshave nën 17-vjeç, kur një trajner futbolli kërcënoi gjyqtaren 17-vjeçare të takimit duke u futur me forcë në dhomat e zhveshjes dhe i thënë se “duhet të përfundosh si Ilaria Sula, duhet të ishe vrarë kur ishe e vogël”.

Në pushimin mes pjesëve në Terni, gjatë ndeshjes mes Sangemini dhe Sporting Terni, trajneri Ernesto Galli i Sporting Terni u fut me forcë në dhomat e zhveshjes dhe kërcënoi gjyqtaren me tone të larta. “Duhet të ishe vrarë kur ishe e vogël. Duhet të përfundosh si Ilaria. Në këtë pikë nxirren thikat”, raportohet të jetë kërcënimi.

Për këtë arsye, gjyqtari sportiv ka pezulluar deri më 31 dhjetor 2028 Ernesto Gallin, trajnerin që ka kryer shkeljet, përveç gjobës me 500 euro për klubin.

Gjyqtarja më pas përjashtoi trajnerin për “fyerje shumë të rënda seksiste dhe kërcënime të ndryshme”, siç raportohet në njoftimin zyrtar për shtyp të Ligës Kombëtare Amatore. Pavarësisht përjashtimit, Galli nuk u largua nga fusha, duke e përkeqësuar situatën e tij.

“Gjatë pjesës së dytë, – vijon disiplina,- ai u kthye brenda fushës, por delegati i pranishëm u kujdes menjëherë që ta detyronte të dilte sërish jashtë. Pasi doli jashtë, Galli filloi të ofendonte sërish arbitren, duke përdorur fraza tallëse dhe duke simuluar lehjen e një qeni. Më në fund ai u drejtua nga prindërit e pranishëm, duke thënë se gjyqtarja kishte shkuar shumë larg duke i dhënë fund ekipit të tij”, thuhet në raport.

Ilaria Sula u vra nga i dashuri i saj më 26 mars, i cili më pas trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Trupi i studentes shqiptare u gjet pas një jave të mbushur me kërkime, me autorin që u arrestua menjëherë.

Next Post
U largua nga PL pas përplasjeve me Ilir Metën, Braimllari tregon pse mbështet PS

U largua nga PL pas përplasjeve me Ilir Metën, Braimllari tregon pse mbështet PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In