Një aksident fatal i ka ndodhur një 33-vjeçari shqiptar në Cosenza.
I riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë pavarësisht se në ndihmë të tij shkoi dhe një helikopter me ekip mjekësor.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, 33-vjeçari kishte kohë që jetonte në Itali dhe ishte i integruar në komunitet. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në mediat italiane, por dihet se punonte në një firmë vendase.
/e.d