Eshte gjetur ne oret e pasdites tek shkallet e nje hoteli ne Himare nje 65 vjeçar i pajete.
65-vjeçari është gjetur nga pronarja e hotelit e cila ka lajmëruar më pas policinë. Nga kqyrja paraprake e viktimës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes së 65-vjeçarit.
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j