Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier.
Policia njofton se:
Sot rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,.
Fatmirësisht raportohet se nënë e bir janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r