Një vajzë e vogël mbeti e plagosur në një aksident rrugor pasi u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar rrugën.
E vogla 6-vjeçare u përplas nga një autobus që drejtohej nga një 34-vjeçar, në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit. Pas goditjes që fatmirësisht nuk rezultoi me probleme të rënda për jetën, shoferi me banim në fshatin Greshicë të Mallakastrës është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i ofruar ndihmën e parë vogëlushes.
Pas ndjekjes, policia vuri në pranga shoferin me Dashamir L. mbi të cilin rëndojnë dy akuza: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./b.d