Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një person është hedhur nga kati i shtatë i pallatit duke gjetur vdekjen.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon, i moshuari V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r