Një vajzë e vogël ka mbetur e plagosur, teksa ecte në rrugë, e përplasur nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Durrësit pasditen e së martës.
Si të dyshuar për ngjarjen policia arrestoi L.T., 29 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar vajzën e mitur E. K., 6 vjeçe, këmbësore.
E dëmtuara si pasojë e plagëve të marra ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
/a.r











