Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër në orët e para të mëngjesit ku një person është vrarë me armë zjarri.
32-vjeçari Elsi Kosiqi është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Maqellarë.
Raportohet se autori i krimit të rëndë ka mundur të largohet në drejtim të paditur.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë. Ndërkohë në vendgjarje janë sekuestruar disa prova materiale që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorit të vrasjes./a.m.