Shtatëvjeçari Avdi Morina nga Gjakova mbeti i vdekur mbrëmjen e së dielës. Kontakti i telave të energjisë elektrike me ujin në banjën e shtëpisë i morën jetën vogëlushit.
Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.
Me të dëgjuar zhurmën, reagoi nëna e Avdiut. Në përpjekje për të shpëtuar të birin, ajo pësoi lëndime nga energjia elektrike, por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e prokuroria dolën në vendngjarje për të hetuar vdekjen. Ndërsa, nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe se shumë shpejt do të dalin me një raport për rastin. /Express/
/e.d