Ditën e sotme është gjendur i pajetë në një përrua nga banorët e zonës një 59-vjecar, banues në fshatin Gjinar.
Dyshohet se shtetasi është rrëzuar aksidentalisht dhe është mbytur.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/e.d