Një i ri shqiptar, 32 vjeç, u gjet i pajetë brenda dhomës së një resorti pesë yje në liqenin Garda.
Trupi i tij u zbulua nga stafi i resortit pasditen e 11 marsit, kur nuk morën asnjë përgjigje nga dhoma.
Viktima kishte mbërritur i vetëm dhe kishte qëndruar në vendpushim për afërsisht një ditë. Stafi, pasi trokiti disa herë pa sukses në derë, hyri në dhomë dhe telefonoi urgjencën.
Mediat italiane raportojnë se në dhomë u gjetën disa pako ilaçesh të boshatisura pranë shtratit, gjë që ka çuar hetuesit të shqyrtojnë pistën e një akti ekstrem si vetëvrasja.











