• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E rëndë/ 10-vjeçarja vdes pas operacionit për të cilin s’kishte nevojë, prindërit kërkojnë përgjigje: Sikur të ktheja kohën pas…!

by Java News
21/09/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 10-vjeçare ka ndërruar jetë pas disa operacioneve që e lanë me një ‘objekt të huaj’ në kurriz. Ajo është Dollceanna Carter nga Meath në Irlandë. Mediat e huaja shkruajnë se 10-vjeçarja kishte gjendjen ‘spina bifida’, një çrregullim i lindur në shtyllën kurrizore, i cili nuk e pengonte që të jetonte jetën e saj.

Por pas disa procedurash kirurgjikale ajo tragjikisht vdiq në shtator të vitit të shkuar dhe prindërit e saj kanë mbetur me shumë pyetje për vendimet mjekësore në muajt e fundit të jetës së të voglës.

Sipas mediave të huaja, prindërit e vajzës së ndjerë kërkojnë tashmë përgjigje nga mjekët dhe zyrtarët e spitalit.

Zyrtarët vendas të komisionit të mbikëqyrjes e kanë cilësuar rastin si një “incident të rëndë kirurgjik”, hetimet për të cilin kanë bërë të rihapen çështjet edhe për 18 fëmijë të tjerë të trajtuar në spitalin e Temple Street, dhe kirurgun që i operoi ata.

Të gjithë fëmijët me ‘spina bifida’ kishin pësuar komplikacione më të larta se normalja pas operacioneve nga doktori i spitalit me shqetësime të ngritura mbi ndërhyrjet komplekse të shtyllës kurrizore, për komplikacionet dhe infeksione e pësuara pas tyre.

Prindërve të Dollceanna, Michael e Bridget iu tha se ajo kishte vdekur nga infeksioni i sepsis pas kirurgjive të kryera nga maji deri në shtator të vitit të shkuar.

Por ata nuk e dinin këtë deri pas mbajtjes së hetimeve që përfunduan muajin e kaluar, shkruan rrjeti ‘Irish Mirror’.

“Ne na thanë se po bëhej një hetim por nuk e dinim çfarë do të thoshte, ne donim vetëm përgjigje,” thanë ato, duke shtuar se Dollceanna kishte kaluar një fëmijëri normale edhe pse përdorte karrige me rrota.

Por pas operacioneve asaj i kishin vendosur një pajisje të paautorizuar në kurriz, tha avokati Ciaran Tansey.

“Ajo ishte gjithmonë duke luajtur me shokët, apo duke hyrë e dalë në shtëpitë e fqinjëve, nuk ishte sëmurur kurrë në dhjetë vjet,” thotë babai Michael, duke shtuar se Dollceanna e dashur, inteligjente dhe kishte një përgjigje për gjithçka.

Minorenja, e cila kësaj jave ka përvjetorin e vdekjes, shkoi për herë të parë në spitalin e Temple Street në maj 2022 për operacionin që Michael e Bridget thonë se “shkoi mirë”. Por pas dy javësh ajo u rikthye në spital pas infeksionit që kishte marrë.

Prindërit e saj zemërthyer thonë: “Ne e dimë tashmë se ajo nuk kishte nevojë për operacionin dhe sikur të mos e kishte bërë do të ishte gjallë duke luajtur me miqtë e saj. Duam të dimë nëse fëmija jonë është një nga ata që i kishin futur sustat. Duam përgjigje, sikur të mund të kthehesha prapa në kohë nuk do të lejoja që ajo të bënte operacionin”.

“Ne po ju themi sesi qëndron çështja,” thotë babai i fëmijës së ndjerë, duke paralajmëruar prindër të fëmijëve të tjerë të bëjnë kujdes nëse i kërkojnë të kryejnë një operacion për ‘scoliosis’. “Nëse fëmija juaj shkon për operacionin, diskutoni gjatë me konsulentët për pasojat dhe rreziqet. Stafi i spitalit na ndihmuan me të gjitha mundësitë por besimi ynë është thyer”, shtoi ai.

Rasti i Dollceanna dhe 18 fëmijëve të tjerë është ende nën hetim nga zyrtarët./m.j

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Minxhozi: Berisha po shfrytëzon Bardhin për t’u ulur në tryezë me qeverinë dhe me ndërkombëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In