• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E reja nga Durrësi i zhvat 60 milionë lekë djalit që njohu në Facebook

by Java News
27/09/2017 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E denjë për një skenar filmash, që nuk do të kalonte pa një çmim në Hollivud, është historia që vjen nga Durrësi mes një vajze të re banuese në qytetin bregdetar dhe një djali nga Manza.

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka vënë në pranga shtetasen Enertila Beqja 27 vjeçe, pasi në muajin Gusht, ka bërë kallëzim penal një 30-vjeçar, banues në Manzë, i cili pretendonte se e reja i ka zhvatur 60 milionë lekë të vjetra gjithsej.

Sigurisht, sipas asaj që rezulton nga veprimet hetimore, këtë shumë i riu ia ka dhënë vetë të resë, por më pas është penduar, pasi nuk ka marrë prej saj atë që priste.

Por si është historia?

Burimet nga blutë e qytetit bregdetar kanë konfirmuar për “Panorama” se bëhet fjalë për një njohje mes dy të rinjve në rrjetet sociale që prej vitit 2015.

Vajza dhe djali kanë krijuar një lidhje dashurie mes tyre duke shkëmbyer foto me njëri-tjetrin, edhe erotike, por pa u takuar asnjëherë përgjatë kësaj kohe.

Arsyeja? Sepse vajza kishte mashtruar që prej fillimit. Ajo nuk kishte dërguar foto të vetat tek djali, por të vajzave të tjera, për t’u dukur më e bukur nga sa ishte

Gjithë këtë kohë ajo e kishte shtyrë me mashtrime dhe gënjeshtra, pa i dalë asnjëherë në takim djalit të ri nga Manza, por paratë nuk ka ngurruar t’ja zhvasë kohë pas kohe, duke ia kërkuar edhe me arsyetimin se kishte halle dhe probleme.

Por kur i riu ka nuhatur se e gjitha ishte një skemë dhe lojë, ka vendosur të shkojë në Polici për të kallëzuar. Aty ai ka treguar edhe se paratë që i ka marrë e reja, ia kanë dërguar vëllezërit që jetojnë në emigracion, në mënyrë që atij të mos i mungonte gjë, por ia ka zhvatur vajza që njohu në FB.

a.ç

Next Post
Superbomba  Pelas

Superbomba Pelas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In