• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E reja me tumor vdiq pas operacionit, merren në hetim 2 mjekë dhe anestezisti

by Java News
01/02/2024 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen detaje të reja nga hetimet në lidhje me vdekjen e 28-vjeçares në spitalin “Amerikan 2” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, përfshirë 2 që kanë kryer ndërhyrjen dhe 1 anestezist, në akuzë për “neglizhencë në trajtim mjekësor”, e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie “arrest në burg” në fazë fillestare të hetimeve.

Irida Hasalla humbi jetën më 30 janar 2024, një ditë pas ndërhyrjes estetike për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan 2.

E reja prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë, trajtime që siç familjarët na tregojnë, kanë kushtuar deri në 200 mijë euro. Operacionin estetik e kreu tek spitali amerikan 2 më 29 janar ndërsa humbi jetën një ditë më pas, më 30 janar.

I vëllai Arenc Hasalla bëri denoncim për mjekim të pakujdesshëm pasi edhe pse ishin në dijeni se ajo kurohej me kancer dhe i kishin paraqur të gjitha analizat bluzat e Bardha të spitalit “Amerikan” i kishin garantuar siguri për jetën edhe pse sëmundja për të cilën kurohej nuk lejonte as ndërhyrjen më të vogël.

Grupi hetimor ka sekuestruar kartelat klinike të spitalit, dokumente hyrje-dalje si dhe dosjen mjekësore që vërteton se 28 vjeçarja po mjekohej nga kanceri në mitër. Shoqja e Irida Hasallës deklaroi se Irida kishte pësuar trombozë dhe se i kishte bërë çudi që pas operacionit kishin këmbëngulur t’i merrnin pagesën mbi 4 mijë euro, afër mesnatës.

/f.s

Next Post
Përurohet shkolla “Asim Vokshi”, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të bukura, si kjo shkollë moderne

Përurohet shkolla “Asim Vokshi”, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të bukura, si kjo shkollë moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com