• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E qëlloi me plumb në kokë ish-komandoja, ndërron jetë pas 4 muajsh në spital i riu

by Java News
07/01/2018 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmir Nilaj, një i ri i cili prej 4 muajsh ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë. 21-vjeçari nga Malësia e Madhe ndodhej në spital që prej 3 Shtatorit të vitit që lamë pas, pasi u plagos me armë zjarri në kokë nga Admir Dekovi.

Ky i fundit, një 35-vjeçar i cili dikur kishte shërbyer si efektiv i forcave komando, vijon të jetë në arrati.

Orët e para të 3 Shtatorit, Edmir Nilaj ndodhej në një lokal me muzikë në Beltojë të Shkodrës, në shoqërinë e disa miqve të tij.

Një telefon i humbur u bë shkak për një konflikti të nisur brenda ambienteve të lokalit me disa persona të ulur në tavolinën ngjitur. Por zënka nuk u ndal aty dhe vijoi edhe jashtë ambienteve të lokalit.

Admir Dekovi

Pikërisht në këtë moment, 35-vjeçari Dekovi, i cili punonte si truprojë në lokalin e natës ndërhyri duke e goditur fillimisht të riun me qytën e armës, e më pas me një plumb në kokë.

Që prej asaj kohe, Nilaj ndodhej i shtruar në spital, ku dhe fatkeqësisht humbi betejën me vdekjen duke ndërruar jetë. Për ngjarjen u arrestuan disa persona për moskallëzim krimi, ndërsa autori i saj arriti të largohej.

Para oficerëve të policisë, 4 të arrestuarit deklaruan se debati kishte nisur pasi Nilaj i kishte akuzuar se i kishin marrë celularin, ndërkohë që sipas tyre kjo nuk ishte e vërtetë.

“Ne i thamë se nuk kemi asnjë ide për celularin dhe më pas dolëm jashtë për t’u sqaruar. Në tavolinën tonë erdhi edhe truproja i lokalit. Vetëm kaq mbajmë mend sepse kemi qenë në gjendje të dehur. Jashtë ka qenë shumë errësirë dhe nuk mbajmë mend me saktësi se çfarë ka ndodhur. Më pas kemi mësuar se Edmir Nilaj është plagosur rëndë”, deklaruan në atë kohë të arrestuarit./TVklan

Next Post
Thaçi thirrje klasës politike: Bashkohuni, Kosova ka shumë sfida!

Libri për Thaçin promovohet në muajin e pavarësisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In