Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, avokati i ri Geraldo Durdaj.
Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.
Kujtojmë se Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa pozicione të tjera në administratë.
Jonida Baçi u shkarkua pak kohë më parë si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.
Geraldo Durdaj, është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit./m.j