• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E plotë/ Zyrtarja e BE debat me opozitën: Mos bëni politikë me kanabisin…

by Java News
14/02/2018 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti i Asociim Stabilizimit, Shqipëri-BE, në mbledhjen e dytë të tij të zhvilluar në Tiranë, është përfshirë në debate për situatën e luftës ndaj kanabisit dhe Reformës Zgjedhore.

Bashkëkryetarja e komitetit të MSA-së, Monica Macovei, tha dje se pretendimet e opozitës për kanabisin nuk qëndronin pasi ajo dispononte të dhënat e Guardia di Finanza, sipas të cilave droga në Shqipëri ishte luftuar në masën 99.8%.

Por kjo shkaktoi reagimin e demokratëve, të cilët kanë thënë se shifrat janë të manipuluara nga Kryeministri dhe se e vërteta është tjetër. Po ashtu, opozita dhe eurodeputetja janë përplasur dhe për çështjen e zgjedhjeve, ku, sipas eurodeputetes Monica Macovei, zgjedhjet kanë qenë sipas standardeve.

Debatet në Komitetin e MSA-së:

Monica Macovei: Lidhur me drogën dhe shifrat që u thanë për kultivimin e saj në Shqipëri. Kam në fakt, shifrat e Guardia di Financa dhe më duket sikur tabela dhe shifrat që na dhanë dje u referohen konfiskimeve të Gardia di Finanza. D.m.th., jo vetëm konfiskimeve nga Shqipëria, por të përgjithshme. E kam tabelën përpara. Në fushën e mbjelljes së dyshuar ta kanabisit dhe të shkatërruar në 2016, janë 230 mijë dhe 465 hektarë. Dhe kjo është sipërfaqja e shkatërruar në vitin 2016. Numri i rrënjëve të mbjella të kanabisit është mbi 750 mijë. Pra, kjo është shifra reale. Dhe flitet për 99.8% të zhvillimeve pozitive. Do më duhet të vizitoj disa fusha, megjithatë nuk e vë fare në dyshim vërtetësinë e këtyre shifrave sepse ka ardhur nga burimi, organizata që merret më këtë gjë dhe as nga unë, as nga politikanët tjerë. Është mirë t’u referohemi fakteve dhe shifrave dhe të mos bëjmë lojëra politike. Nëse doni të luftoni kanabisin, do të ishte mirë të shikonim shifrat reale.

Genc Pollo: Deklaratat e Kryeministrit se kemi shkatërruar 99.6% të kanabisit, ishin qesharake. Atribuimet që iu bënë organeve italiane ishin të rreme dhe vetë zoti Kryeministër e kuptoi që ishte qesharake dhe nuk e përsëriti më. Dhe mendoj se ishte keqinformim ajo që u tha pak më përpara, se 99% e më shumë janë shkatërruar sepse në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, nuk do kishim arsye pse të flisnim për kanabisin sot. Por, problematik nuk është më shumë kanabisi sesa struktura kriminale e krijuar prej tij dhe kanabizimi masiv i vendit në vitin 2016 dhe kalimi i këtyre bandave të lidhura me qeveritarët, siç e tregon dhe rasti i ish-ministrit të Brendshëm. Në botë ka ministra të brendshëm, që dënohen për shkelje të drejtave të njeriut, por rasti i parë që dëgjohet për përfshirje në narko-trafik.

 Aldo Bumçi: Të gjitha organizatat që merren me luftën kundër drogës si Europoli, mund të shikoni raportin e 6 dhjetorit 2016. Raporti i korrik 2017 dhe raporti i 22 qershorit 2017 thonë që: Shqipëria është burimi kryesor i furnizimit të Europës me kanabis. Unë dëshiroj të ndalem në raportin e DASH të vitit të kaluar, ky raport thotë që: Shqipëria është furnizuesi kryesor i marijuanës në Europë, u referohet të dhënave italiane, që në 17% të territorit, të monitoruar nga ajri, janë identifikuar 2086 parcela me drogë, 5 herë më shumë se një vit më parë. Kanabizimi i Shqipërisë është projekt politik i Kryeministrit Rama. Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij, sot ministri i Emigracionit, kur i thoshte që për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo drogë sepse ti nuk e pi. Kjo është publike.. Kryeministri u thotë publikisht fermerëve: si jeni me mbledhjen e hashashit. Përmendet çështja e drogës në të gjitha raportet, por nuk është parë nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Kemi rastin e zonjës Macovei dhe ambasadores Vlahutin, që përsëri nuk e përmendin, por realiteti është kokëfortë..

Monica Macovei: Ka përpjekje, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale. Ndërkohë që kur flasim për finalizimin në gjykata, numri është i ulët. Duhet punë. E di që nuk është e thjeshtë dhe procesi në vetvete kërkon kohë, megjithatë ju inkurajoj të vazhdoni të punoni. Në këtë aspekt, për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, opozita, pavarësisht se cila është, dhe maxhoranca, pavarësisht se cila është edhe ajo, nëse duhet t’i shërbejnë vendit, është e rëndësishme të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurrencën reale dhe të ndershme në ekonomi. Nëse ka korrupsion, nuk ka proces tenderimi të drejtë, do të rrisë çmimet e produkteve ose ndoshta një autostradë do të ishte 3 herë më e shtrenjtë sesa çmimi dhe e gjithë kostoja duhet të paguhet nga njerëzit.

Oerd Bylykbashi: Raporti i OSBE-ODIHR e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave ne 2017-tën. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% të të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votës. Reforma Zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë reformës territoriale, pasojat e së cilës po behën gjithmonë e më të rënda për keqqeverisjen e qytetareve. Reforma Zgjedhore nuk duhet t’i ngjaje kurrë as Reformës në Drejtësi, ligjet e së cilës u miratuan në mënyrë të njëanshme dhe antikushtetuese. Këto janë modeli si nuk duhet bërë Reforma Zgjedhore.

Monica Makovei: Dikush tha që këto ishin zgjedhjet më të këqija, por në raport thuhet se zgjedhjet janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe disa nga parakushtet e OSBE-ODIHR-it janë respektuar. Ndërkohë që Elli Shline dhe persona të tjerë të delegacionit kanë qenë të pranishëm në zgjedhje dhe çdo gjë ka shkuar siç duhet.

Eduard Kukan: Në diskutimet që kemi pasur bashkërisht, keni arritur në konkluzionin se të gjithë ju jeni dakord për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Kemi folur, por ndërkohë nuk kemi dëgjuar dhe taktika dhe strategjia ka qenë që të mos i jepet shumë vëmendje dhe pastaj të thuhet që është shumë vonë sepse thuajse erdhën zgjedhjet. Do doja të bëja thirrje që të shmangim këto situata në të ardhmen dhe të mos thoni që nuk i bëjmë dot ndryshimet përkatëse sepse jemi shumë pranë zgjedhjeve. Është koment i improvizuar, por këtë e kam parë me sytë e mi. Do të ishte mirë që një situatë e tillë të mos ndodhte në të ardhmen. Sipas saj, ne Shqiperi ka shume pak te denuar per korrupsion.

Monica Macovei: Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale. Ndërkohë që kur flasim për finalizimin në gjykata numri është i ulët. Duhet punë. E di që nuk është e thjeshtë dhe procesi në vetevete kërkon kohë, megjithatë ju inkurajo të vazhdoni të punoni.   Në këtë aspekt për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, opozita, pavarësisht se kush është dhe maxhoranca, pavarësisht se kush është, nëse duhet t’i shërbejnë vendit është e rëndësishme të kuptojnë se korrupsioni con në varfëri.

Duhet të kuptoni ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të japin rryshfet sepse sistemi kërkon ta bëjë  këtë. Siç ndodh në sistemin shëndetësor. Nëse do ti shërbesh një personi të dashur atëherë do të bësh çdo gjë të mundshme. Por nga ana tjetër, nëse sistemi shëndetësor do të funksiononte mirë atëherë njerzit do të ishin shumë të lumtur që të mos detyroheshin të merrnin borxh para për shërimin e të dashurve të tyre.

Korrupsioni bën jetën e vështirë dhe jo vetëm kaq, humb dhe besimin e njerëzve tek institucionet, të mos e pelqejnë fare klasën politike sepse klasa politike nuk e lufton korrupsionin. Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurencën reale dhe të ndershme në ekonomi.

Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë, do të rrisë çmimet e produkteve ose ndoshta një autostradë do të ishte 3 herë më e shtrenjtë sesa çmimi dhe e gjithë kosto duhet të paguhet nga njerëzit.

Next Post
Shifrat alarmante, si po tkurret me shpejtësi numri i lindjeve

Shifrat alarmante, si po tkurret me shpejtësi numri i lindjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In