• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E plotë/ Samiti i Diasporës, nënshkruhet deklaratë e përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë kulturore arbëreshe

by Java News
22/11/2023 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të gjetur rrugë të reja për trashëgimin e kulturës arbëreshe, punimet e ditës së parë të Samitit të Diasporës u përmbyllën me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, mes krerëve më të lartë të politikës shqiptare dhe përfaqësuesve të komunitetit arbëresh.

DEKLARATA E PLOTË 

Të mbledhur sot, më 22 nëntor 2023, në Tiranë, në Ditën e Arbëreshëve-Samiti III i Diasporës, nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësues të rajoneve italiane ku shtrihet komuniteti arbëresh: Puglia, Calabria, Basilicata, Abruzzo, Sicila, Molise dhe Campania, përfaqësues të komunave arbëreshe në të gjithë territorin italian, akademikë, studiues, publicistë, gazetarë, artistë dhe shkrimtarë, aktorë publikë dhe privatë, sipërmarrës dhe shumë qytetarë italianë arbëreshë, diskutuam dhe celebruam Ditën Arbreshe, këtë thesar të paçmuar të popujve dhe vendeve tona, me dëshirën dhe synimin për t’u angazhuar më fort dhe për të gjetur rrugë të reja që do të duhet të përshkojmë, që kjo pasuri të trashëgohet, ruhet dhe zhvillohet me dashuri dhe përkushtim për brezat që do vijnë, dhe i drejtohemi: Presidentit të Republikës italiane, Sh.T.Z. Sergio Mattarella, Presidentit të Senatit të Republikës Italiane, Senator Ignazio La Russa, Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, te Nderuarit Lorenzo Fontana, Presidentit të Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Sh.S.Znj. Giorgia Meloni.

Miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë rrjedh nga një marrëdhënie historike mes popujve tanë, ku një vend të pazëvendësueshëm zënë Arbëreshët e Italisë. Ky shkëmbim i vazhdueshëm në shekuj mes kulturave dhe qytetërimeve shqiptare dhe italiane është mbështetur dhe frymëzuar gjithmonë nga drita e shejzave arbërore, e cila, edhe në kohët më të errta për kombin shqiptar, rrezatoi duke ngjallur shpresë e dashuri për mëmëdheun. Shqiptarë për nga origjina dhe italianë prej më shumë se 500 vjetësh, “gjaku ynë i shprishun” ruajti me krenari gjuhën e të parëve, traditat arbërore, figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe ritet fetare, duke dhënë, në të njëjtën kohë – me kurajo dhe idealizëm – një kontribut të rëndësishëm ne lindjen dhe bashkimin e Italisë, dhe po aq ne Rilindjen dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Falë kujdesit dhe vëmëndjes se shtetit italian, Arbërishtja renditet mes gjuhëve të mbrojtura nga Kushtetuta. Ne vlerësuam Ligjin 482/1999 për pakicat gjuhësore në Itali dhe çështjet për zbatimin e tij në rastin e gjuhës arbëreshe.

Përshëndesim dhënien e hapësirës në RAI, të transmetimit të emisioneve radiofonike dhe televizive në gjuhën arbëreshe, dhe e vleresojmësi hap tjetër domethënës në mbrojtje dhe promovim të kulturës arbëreshe. Me synim konsolidimin e lidhjeve me botën arbëreshe, diskutuam mbi angazhimin e Qeverisë shqiptare për hartimin e një marrëveshje të posaçme me Qeverinë Italiane dhe rajonet italiane ku jeton minoranca gjuhësore arbëreshe, në zbatimin e mëtejshëm të Ligjit për pakicat gjuhësore, për të mbështetur mësimin e gjuhës arbëreshe dhe ruajtur trashëgiminë kulturore, për t’i dhënë rrugë formimit të mësueve të gjuhës arbëreshe, me synimin që ajo të shndërrohet në gjuhë kurrikulare në shkolla dhe për promovimin e kulturës arbëreshe në çdo familje, përfshirë ato të komunitetit më të ri të shqiptarëve. Bashkëpunimi akademik dhe universitar duhet të shkojë përpara për të forcuar katedrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe në të gjitha universitet, laboratorë të mirëfilltë të shkencës albanologjike, dhe për çeljen e qendrave të tjera. Sistemi ynë arsimor duhet të kontribuojë për të mundësuar krijimin e një shkolle për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën tonë të përbashkët. Bashkëpunimi mes aktorëve të shoqërisë civile është një vektor tjetër që synohet të orientohet drejt forcimit të lidhjeve mes Arbërisë italiane dhe Shqipërisë dhe hapësirës shqipfolëse në Ballkan.

Shqipëria dhe arbëreshët do te angazhohen për të gjetur rrugë dhe instrumente të reja që nxisin jo vetëm transmetimin ndër breza të gjuhës, artit dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të vendosur dhe konsoliduar lidhjen mes arbëreshëve dhe komunitetit më të ri të shqiptarëve të Italisë. Synohet koordinimi i veprimit të akademive të shkencave të vendeve të rajonit të Ballkanit për zhvillimin e një programi të përbashkët, po ashtu, edhe ndërveprimi i Dhomave të Tregtisë dhe industrisë me ato arbëreshe, si dhe turizmi historik, kulturor, shkencor, etj. Le të konsiderojmë bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve dhe mjediseve akademike për regjistrimin e iniciativës “Moti i Madh” në listën e UNESCO-s, si hapin e parë të këtij angazhimi që do të formësohet me një marrëveshje të posaçme dhe do të vijojë edhe më marrëveshje të tjera bashkëpunimi në të gjitha sektorët me interes për të dyja palët./m.j

Next Post
Mediat: Këngëtarja e njohur del sërish në skenë, Ervin Mata-Erzen Breçanit: 500 mijë euro borxh t’i transferoj nga llogaria e…!

Mediat: Këngëtarja e njohur del sërish në skenë, Ervin Mata-Erzen Breçanit: 500 mijë euro borxh t'i transferoj nga llogaria e...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com