• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E PLOTË! Nga plagosja në vesh e ish-Presidentit, tek ekzekutimi i atentatorit! Çfarë ndodhi në tubimin e Trump

by A R
14/07/2024 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti botëror është i tronditur nga atentati ndaj Donald Trump pasditen e djeshme, gjatë mitingut të tij parazgjedhor në Pensilvani.

Ish-presidenti amerikan ishte objektivi i të shtënave të cilat lanë pas një qytetar të vdekur dhe dy të plagpsur rëndë.

78-vjeçari Trump sapo kishte filluar fjalimin e tij kur u dëgjuan të shtëna.

Menjëherë kandidati republikan ka kapur veshin e djathtë, ndërsa fytyra iu mbulua me gjak.

Më pas ai pa dorën e tij me gjak dhe u ul në gjunjë përpara se anëtarët e Shërbimit Sekret të nxitonin rreth tij për ta mbrojtur.

Trump u rishfaq rreth një minutë më vonë, me kapelën e tij “Make America Great Again” dhe u dëgjua duke u thënë agjentëve “prit, prit”. Momentet tronditëse u kapën në video dhe foto që bënë xhiron e rrjetit.

Sulmuesi ka vdekur, sipas Shërbimit Sekret. Të dielën në mëngjes, FBI identifikoi autorin. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.

“Kam marrë një plumb që kaloi në pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë”, shkroi Trump në Truth Social pak më vonë.

“Po më rridhte shumë gjak”.

Ekipi i fushatës së republikanit tha se ai “është mirë” dhe tashmë është larguar nga spitali.

Ron Moose, një mbështetës i Trump që ishte në tubimin e fushatës, tha se dëgjoi katër të shtëna.

“Pashë që turma po bërtiste dhe më pas Trump u ul në gjunjë”, shpjegoi ai.

“Pastaj Shërbimi Sekret vrapoi dhe e mbrojti sa më shpejt që të mundej. Brenda një sekonde ata e mbrojtën atë”, shtoi ai.

Moos vuri në dukje se më pas pa një burrë duke vrapuar dhe duke u ndjekur nga agjentët me uniforma ushtarake.

Ai dëgjoi të shtëna të tjera, por nuk është i sigurt se kush i qëlloi.

Ai theksoi se deri atëherë snajperët kishin zënë pozicione në çatinë e magazinës pas skenës.

BBC intervistoi një burrë që pretendoi se ishte dëshmitar okular i sulmit i cili tha se pa një burrë të armatosur me pushkë duke u ngjitur në çatinë e një ndërtese afër vendit ku po zhvillohej tubimi i fushatës.

Të shtënat duket se kanë ardhur nga jashtë perimetrit të sigurisë që kishte ngritur Shërbimi Sekret.

Reagimi i Biden-it

Sulmi ndodhi më pak se katër muaj para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat Trump do të përballet sërish me presidentin Joe Biden. Shumica e sondazheve tregojnë se dy presidentët po përballen kokë më kokë. Presidenti amerikan komentoi në një deklaratë: “Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si komb dhe ta dënojmë atë”. Biden foli gjithashtu me Trump pas sulmit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

/a.r

Next Post
Kush është “Mysafiri”? Komandanti në hije i Hamasit që njihet si “macja me nëntë jetë”

Kush është "Mysafiri"? Komandanti në hije i Hamasit që njihet si "macja me nëntë jetë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com