• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

E “pësojnë” bankierët dhe IT/ Ulen pagat në tremujorin e tretë për herë të parë në një vit

by Java News
15/12/2021 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paga mesatare në ekonomi ka shënuar ulje të lehtë për herë të parë që nga tremujori i tretë i vitit 2020, pasi kishte shfaqur një tendencë të pandalshme rritjeje që nga ajo periudhë.

INSTAT raportoi se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2021 është 56.435 lekë, duke u ulur me 0.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Rënia është ndikuar nga ulja e pagave në sektorin e informacionit dhe komunikacionit (nga 88.3 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 85.2 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021).

Ulje shënuan dhe pagat në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, nga 120.6 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 108.6 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021.

Për aktivitetet e tjera pagat ishin pothuajse në të njëjtat nivele, në raport me tremujorin e mëparshëm.

Megjithatë, në raport me tremujorin e tretë 2020, paga mesatare në ekonomi është rritur me 6,9 %.

Punonjësit në banka dhe kompani sigurimi vijojnë të paguhen pothuajse sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92,5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në  grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36,9 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e Tregtisë; transportit; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka rritjen më të madhe prej  11,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i Ndërtimit prej 3,8 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e Manaxherëve është 70 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 37,8 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021, paga për grup-profesionin e Punëtorëve (Profesione elementare) ka rritjen më të madhe prej 10,1 %, ndërsa për grup-profesionin e Forcave të Armatosura ka një rritje më të vogël, prej 1,9 %. /monitor

g.kosovari

Next Post
Vetëm 9 vjeç/ Pyetja e vajzës së gazetares e detyron Putin të ndërpresë konferencën: Pse s’protestojnë dot njerëzit si unë në Rusi?

Konflikti në Ukrainë/ Putin kërkon negociata “të menjëhershme” me NATO-n për sigurinë e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In