Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ndërkohë që një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkaqet e aksidentit. /e.s/