• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E përpjeta e nacionalizmit presidencial

by Dritan Hila
02/03/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Tashmë janë bërë vite që Presidenti Meta nuk ruan etikën me diplomatët perëndimorë. I cilëson, i shmang, madje dhe i shpall nongrata. Të kuptohemi, këtë mund ta bëjë vetëm për oborrin e presidencës. Së fundmi e ka ngritur stekën me ambasadën amerikane.

Mesa duket ka synim që të formojë një aleancë nacionaliste, ç’ka duket edhe në termat ku citohet uragani kuq e zi apo sovraniteti.

Të ngjashmit e tij në Evropë nuk kanë shkuar kaq larg, jo vetëm sepse nuk kanë ide që Ambasadori Amerikan punon për qejf të vet, por edhe sepse ombrella e mbrojtjes amerikane është e domosdoshme për shtetet e tyre, përballë ariut rus. Gjithsesi kjo është sipërmarrja e tij. Puna është a do ta ndjekin shqiptarët.

Si politikan i vjetër Meta ka të drejtë nëse mendon që shqiptarët nuk janë proamerikanë. Shqiptarët janë proamerikanë aq sa u shkon për mbarë. Kjo deri në brohoritjet dhe urimet për 4 korrikun. Ama po u preke partinë, as që duan t’ia dinë. Shikoni opozitarët si i sulen ambasadës amerikane apo të BE sa herë deklarojnë diçka që nuk ju shkon për hosh: Si të blerë, kurvarë apo injorantë, janë epitetet standard.

Shqiptarët nuk janë as proevropianë. Evropën e duan deri aty ku i lejon të shkojnë në vendet e saj dhe të punojnë. Por as iu bën përshtypje karta e të drejtave të njeriut e të tjera parime mbi të cilat është formuar.

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për demokracinë dhe rregullat e saj. Për ta demokracia është një mundësi për të hequr kundërshtarin nga puna dhe t’i zënë vendin. Dhe në funksion të kësaj, një mundësi për të sharë. Shikojeni sjelljen shqiptare në rrjetet sociale. Shumë pak ide dhe një lumë me sharje, fakt që tregojnë mungesën e standardeve të komunikimit social.

Por këto nuk është e thënë të përkthehen në përkrahje për Metën. Sepse nëse ai i futet një kursi përplasjeje me perëndimin, kjo do të thotë kufizim lëvizje, ndihmash, kredish dhe donacionesh. Që do të thotë të prekësh shqipet tek buka. Dhe këtu nuk të falin shqiptarët. Ca më tepër që nacionalizmi i llojit evropian këtu te ne as që ekziston.

Gjithashtu pjesa gri e elektoratit, ajo pjesë që të jep fitoren dhe e cila është më e elaboruar dhe me interesa të lidhura me perëndimin, nuk e pëlqen këtë mënyrë sjelljeje.

Ndaj vështirë se Meta mund të ketë nacionalistë nga pas. Militantë të PD dhe LSI që duan vende pune, po. Por këta të sigurojnë qëndrimin në opozitë dhe jo fitoren.

Gjithsesi lajmi i mirë është që akoma PD nuk i ka hipur këtij kali. Sa për brirët që ka mprehur Meta me SHBA, kjo është llogari e tij personale. Mbase i ka bërë mirë.

Next Post
Pipero apelon: Maskat dhe respektimi i distancës ulin shumë infektimet e reja

Vdekjet nga koronavirusi të larta, Pipero: Pacientët vijnë rëndë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In