Shqiptari Hasan Telati është bërë personazh mediatik në Islandë, pasi ka bërë një aplikim të pazakontë për të marrë statusin e azilantit politik duke pretenduar se ka qenë funksionar i lartë i PPSH-së dhe se për këtë arsye i rrezikohet jeta në Shqipëri.
Mirëpo, autoritetet islandeze nuk e kanë besuar pretendimin e tij dhe ia kanë refuzuar statusin e azilantit.
Mbi 9000 mijë qytetarë nga Islanda kanë firmosur një peticion kundër dëbimit të shqiptarit Hasan Telati dhe familjes së tij nga Islanda, duke dalë kështu në mbështetje të tij.
“Ne nuk mund të lejojmë që një familje e tërë, e cila ka kohë që është integruar në shoqërinë tonë të dëbohet krejt papritur”, thonë protestuesit.