• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E pazakontë në Tiranë, Elifara martohet në sallën e gjyqit me përndjekësin e saj

by A R
11/11/2019 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në gjykatën e Tiranës, ku personi i akuzuar për përndjekje dhe pala e dëmtuar, janë martuar në sallën e gjykimit. Dy të rinj që ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor janë dashuruar në sallën e gjyqit me njëri-tjetrin, ku dhe kanë shfaqur para gjykatës se tashmë ishin të martuar dhe nuk kishin asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Vajza Elifara Ahmetaj, e cila në janar 2019 kishte denoncuar në prokurori përndjekësin e saj Shefqet Pashaj për akuzën e përndjekjes, ka shfaqur para gjykatës pëlqimin se djalin e marrë të pandehur nga prokuroria e dashuron dhe me të ishte martuar.Në kallëzimin e saj vajza ka deklaruar se ata kanë qenë të lidhur në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin, përreth tre vjet dhe para dy muajsh janë ndarë.

Elifara Ahmetaj ka pohuar se pas ndarjes Shefqet Pashaj, e ka dhunuar atë psikologjikisht, duke i shkuar te vendi i punës, duke i dalë në rrugë dhe siç shprehet ajo, është ndjerë e terrorizuar. Ai ka kërkuar që ajo të rikrijojë marrëdhënien e dashurisë me të, fakt të cilin ajo nuk e pranonte. Nisur nga kallëzimi i Elifarës dhe veprime të tjera hetimore, Shefqet Pashaj, është marrë i pandehur për akuzën e “Përndjekjes” dhe çështja kundër tij është dërguar për shqyrtim në gjykatë.

Rasti në fjalë nuk i ngjason aspak natyrës së çështjeve penale që zhvillohen në gjykatën e Tiranës, pasi teksa zhvillohej gjyqi, vajza e dëmtuar ka pohuar se me të pandehurin janë martuar dhe kanë krijuar një familje. Gjatë dhënies së pretencës së prokurorit Ervin Karanxha ky i fundit i kërkoi gjykatës që të ketë parasysh se “…nga kushtet që viktima e i pandehuri janë martuar me njëri-tjetrin, çka tregon një rrezikshmëri të ulët shoqërore të veprës penale, duhet të caktohet një masë e tillë dënimi që të mos dëmtojë familjen e re e cila është krijuar tani…”.

Prokurori Karanxha kërkoi që Shefqet Pashaj të dënohet me 100 orë punë të detyrueshme, kërkese e cila është pranuar nga trupi gjykues.

/a.r

Next Post
Basha: Duhet të kërkojmë falje, ne e çuam taksën e pronës 8%, por këta e dyfishuan

Basha: Duhet të kërkojmë falje, ne e çuam taksën e pronës 8%, por këta e dyfishuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

July 1, 2026
INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In