Fundi kaotik i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Besës është shoqëruar me një situatë të pazakontë në stadiumin e qytetit të Vlorës.
Forcat e shumta të FNSH-së, të cilat ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes meqë ekzistonte frika e problemeve në këtë sfidë, kanë bllokuar hyrjen në dhomat e zhveshjeve dhe ambienteve të brendshme të stadiumit. Një situatë që ndodhi pas kaosit në fushë, ku forcat e shtuara të sigurisë nuk mjaftuan për të ndalur furinë e tifozëve që hynë dhe sulmuan stafin e Besës në mbyllje të sfidës.