Një konflikt mes krushqve ka agravuar deri në përdorimin e dhunës në Tiranë. Një 50-vjeçare është dhunuar nga krushku i saj.
Raportohet se për shtetasen me inicialet M.K. është lëshuar urdhër mbrojtjeje pasi ajo u dhunua nga krushku, shtetasi me inicialet H.N.
Policia ka nisur procedimin ndaj këtij të fundit. Nuk dihen ende motivet e këtij konflikti të pazakontë që ka agravuar deri në dhunë./JavaNews/a.m.