• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E pavërteta e nitrateve tek perimet!

by A R
07/08/2024 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Fico

Shumë njerëz janë mësuar tashmë me aparate të vogla shtëpiake dhe të besueshme që bëjnë matje të sakta për funksionet jetike si ato të sheqerit në gjak, tensionit të zemrës apo enëve të gjakut, temperaturës etj. Nga ana tjetër ka shumë aparate të cilat nuk arrijnë të kryejnë atë gjë për të cilën janë disenjuar apo menduar, dhe shpesh me dashje apo pa dashje janë thjesht mashtrime dhe përfitime parash në mënyrë jo të drejtë.

Në shumicën e rasteve nuk janë të dëmshme, por jo rrallë shkaktojnë dhe dëme, sidomos indirekt. P.sh. i mbani mend magnetet që drejtonin e rafinonin naftën në tubat e linjat e injektorëve të makinave? U zhdukën magnetet e lopëve për ca kohë dhe u vendosen në barkun e makinave sepse makina do harxhonte më pak karburant, sipas atyre që shisnin paisje me magnete!

Nitratet dhe nitritet në ushqime, në ujëra, etj. në mënyrë shkencore maten në disa mënyra, ndoshta më e sakta me anë të spektrometrisë, ose në gjuhë popullore me dritëmetër, mbasi mostra është përgatitur më parë me metoda kimike të cilat e bëjnë të përshtatshme për t’u matur.

Nuk ka asnjë institucion, asnjë laborator, asnjë kompani, që bën matje me standarte shkencore që të ofrojë një aparat xhepi të cilin ti e ngul në ushqime sa herë të duash dhe të nxjerr një rezultat që tregon sa i mirë apo sa i keq është ushqimi. Sepse matja është proces krahasimi, njësia matëse si metër, kg, amper, volt, etj. kundrejt asaj që do të matësh.

Për këtë, që aparatet të jenë të sakta duhet edhe të kalibrohen vazhdimisht dhe të testohen që i kanë kushtet të masin atë që duhet të masin. Një kandar pazari nuk mund të përdoret në farmaci, në farmaci n.q.s. nuk e rikalibron vazhdimisht peshoren nuk mund të peshosh përbërësit e ilaçeve, përndryshe i helmon njerëzit ose nuk japin efekt. Madje peshorja e farmacisë duhet e mbyllur sepse dhe lëvizjet e ajrit ndikojnë.

Aparati i xhepit apo i dorës që përdoret në shtëpi dhe “mat” nitratet në ushqime nuk mat nitratet, por mat rezistencën ose rrymën elektrike që kalon midis dy elektrodave që ngulen në kungull apo sallam dhe këtë e krahason me një tabelë që ai ka në memorie, se si ajo i korrespondon një sasije të caktuar nitrati në atë lloj fruti apo zarzavati.

Përbërja kimike e frutave, ushqimit është komplekse dhe ndryshon në varësi të pjekjes, varitetetit, temperaturës, ruatjes dhe të gjitha këto ndikojnë në rezistencën elektrike që ka objekti. Ajo tabela e referencës së aparatit është bërë në kushte laboratori ose e krijuar indirect, duke ju referuar vlerave spektrometrike të laboratorit.

Por matja në shtëpi nuk merr parasysh se p.sh. një shalqi i mbajtur në 4 gradë celsius në frigorifer a do të japë vlera të tjera elektrike të joneve të nitratit nga një shalqi i mbajtur në 30 gradë celsius në diell, e me rradhë.

Për më tej është dhe një referencë minimale shumë e përgjithshme. Është sikur pyesim dikë – sa larg është filan vend? dhe ai të thotë – vetëm 5 minuta. Por, kjo distancë e gjykuar 5 minuta nga dikush, për një vrapues është 2 minuta, për një breshkë dy orë! Nëse terreni është i sheshtë distanca 5 minuta i takon të jetë 500 metra, por nëse terreni është malor mund të jetë edhe 1 kilometër. Pra gjithçka varet se çfarë gjëje I referohemi.

Prandaj analizat bëhen në laboratorë, me paisje të çertifikuara nga laboratorë, që jo vetëm kripa në gjellë të mos jetë me okë, por të jetë sa duhet, por të na tregojë sakte çfarë është ai 5 minutëshi.

Aparatet e nitrateve janë ato që janë. Ata që i shesin madje thonë se masin dhe rrezatimin bërthamor që t’a bëjnë mjetin më të besueshëm. Por mos harroni shume blenë magnete stomaku lopësh se mendonin se do ju bënte punën e një rafinerie nafte te tubi karburantit!

Problemi qëndron në atë që analizat e shtëpisë me ‘kandar test’ duhet t’i nxjerrim në shesh, në pazar apo të kërkojmë që të bëhen nga ato që kanë kompetencën dhe standartet e duhura për ta bërë këtë. Kjo duhet bërë para se të thuhet se të tjerët po na shesin sapun për djathë, po na helmojnë, se kështu ma thotë kandari?

Duke u kthyer në fillim: aparatet e sheqerit, diabetit, tensionit janë të çertifikuara, të njohura nga institucionet, standartet, legjislacioni e rregullat e BE. Ne ata i besojmë, ama kur shohim vlera të rrezikshme, shkojmë tek mjeku!

Next Post
Dibra 1 orë e gjysmë larg nga Tirana, Balluku inspekton punimet në aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi

Dibra 1 orë e gjysmë larg nga Tirana, Balluku inspekton punimet në aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për 20 shkurtin: Situata mund të ndryshojë

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In