• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E patë banditin Gruevski si i kërcënohej gjeneralit shqiptar? Por ai nuk e përfilli fare

by Spartak Ngjela
17/03/2018 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

E patë banditin Gruevski si i kërcënohej gjeneralit shqiptar?

Po gjeneralin shqiptar, Talat Xhaferi, a e patë sesi nuk e përfilli fare, por vijoi punën në emër të asaj që do të arrinin shqiptarët atë ditë?

Ky akt sot ka ngritur peshë guximin dhe heroikën shqiptare drejt historisë së re të shqiptarëve në të gjitha trevat e Ballkanit Perëndimor.

I.

Ja, këta kanë qenë dhe këta janë armiqtë tanë shekullore që, pasi u pranuan nga të parët tanë si punëtorë, gjetën rastin dhe pushtuan territoret tona.

Por tani janë në fundin e tyre. Bënë gjithçka kundër shqiptarëve me forcën e Rusisë, por tani që shqiptarët mbijetuan, sigurisht që do të shkojnë në vendin ku iu takon të jenë.

Por çfarë do të ndodhë në Ballkanin Perëndimor?

Do të vijojë i njëjti proces: identifikimi i shqiptarëve dhe ngritja e prestigjit të tyre nëpërmjet gjuhës shqipe. Në këto treva sot pritet që të identifikohen rreth 8 milionë shqiptarë. Pa llogaritur arvanitasit dhe çamët e Greqisë.

Në kë kohë ka filluar e do të vijojë ngritja e dinjitetit kombëtar shqiptar në Mal të Zi.

Plava Gucia dhe Tuzi janë të parat që po gjallërojnë në funksion të gjuhës shqipe. Por kështu do të vijojnë edhe Ulqini e Tivari, e bashkë me të edhe të gjithë fshatrat e shumtë shqiptarë. Por edhe shqiptarët në Podgoricë.

Që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi kanë kaluar një jetë të trishtë, pa përkrahje dhe me një dhunë të tejme drejt asimilimit. Kurse shteti shqiptar, nuk ka bërë asnjë lloj mbrojtje në një shekull e gjysmë. Dhe po njëlloj kudo.

Tani që përfundoi procesi i gjuhës në Maqedoni, sigurisht që ky do të hapet edhe në Mal të Zi.

Tharmi shqiptar shumë shpejt do të shfaqet i plotë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky fillim shekulli do të hyjë në histori, pa dyshim, si koha e madhe e shqiptarëve që ka nisur, por do të vijojë edhe më me forcë në ngritje të dinjitetit, gjuhës dhe të drejtave shtetformuese shqiptare në të gjitha këto treva.

ll.

Vendosja e gjuhës zyrtare shqipe në Maqedoni, keni për ta parë së shumë shpejt do ta krijojë normalisht procesin shqiptar edhe te ortodoksët shqiptarë por edhe të katolikët shqiptarë në shtetin maqedon. Janë bërë gati që tani që këta të shpallen si shqiptarë, në një popullsi që i kalon 300 mijë persona, por që si proces do të vijojë. Kjo është arsyeja e sjelljes banditeske të Gruevskit.

Shpejt shqiptarët do jenë shumica e popullsisë në shtetin Maqedoni.

E njëjta situatë ka filluar dhe do vijojë edhe në Malin e Zi, ku deri tani janë identifikuar vetëm shqiptarët e njohur si të tillë, me 30 mijë banorë.

Procesi që ka nisur mendohet që ta çojë popullsinë shqiptare myslimane, ortodokse dhe katolike deri në 100 mijë banorë shumë shpejt, dhe sigurisht që do të vijojë të rritet, si pasojë e fenomenit shqiptar që ka filluar të diktojë me forcë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në funksion të shpalljes shqiptar dhe jo sllav.

Mali i Zi është shtet që si pasojë e flirtit të Rusisë me shtetet e mëdha europiane e rriti territorin malazez nga 1800 km2 në 18000 km2 territor, dhe e gjithë rritja ka qënë bërë në raport të drejtë me dhunën, vuajtjen dhe pastrimin etnik kundrejt shqiptarëve që jetonin prej mijra vjetësh në vendin e tyre etnik iliro- shqiptar.

Nuk duhet të harrohet se historia e aneksimit të këtyre trevave shqiptare ka krijuar heroikën shqiptare të Lidhjes së Prizrenit dhe të luftrave të mëdha të malësorëve shqiptarë që janë të përjetësuara te Lahuta e Malcisë e poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta. Por edhe në historinë e Shqipërisë si heroikë historike e pashoqe në Europë, që fillon afirmimin shqiptar në rrafsh të historisë botërore.

lll.

Ja, kjo.është gjëndja e reformimit shpirtëror të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, dhe e ngritjes në fuqinë e saj të gjuhës shqipe, si vetësimi historik që ka ardhë kryesisht si magjia e gjuhës shqipe.

Ky është proces që do vijë të ecë progresivisht për të identifikuar domosdoshmërisht të gjithë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

Dhe ky fenomen do të marrë ngjyrimin e plotë historik dhe real, me forcën që u shfaq e po progredon në Maqedoni, kur të vijë e të shfaqet po kështu edhe në Greqi.

Edhe këtu ka nisur fenomeni shqiptar, por tani për tani është ende në stadin e fermentimit. Shumë shpejt do të shohim fenomenin shqiptar edhe këtu njëlloj si në Maqedoni.

Por në këtë histori nuk janë më qindra mijëra shqiptarë të paidentifikuar mes magjisë së gjuhës së lashtë shqipe, por miliona të tillë.

Kur bota të marrë vesh se cilët janë shqiptarët, arvanitasit dhe Çamët e Greqisë, atëherë vetë historia e qytetërimit europian do ta gjejë veten e vet realisht.

Fenomeni shqiptar i nisur me Pavarësinë e Kosovës patjetër që do ta mbushë plotësisht trajektoren e vet në Ballkanin Perëndimor.

Next Post
Të dënuar për mashtrim dhe drogë, dy në pranga në Vlorë

I sëmuri largohet nga spitali psikiatrik i Vlorës, apeli i policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In