• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘E paske një analist te shtëpia’/ Rama batuta në Farkë pasi leh qeni, ngacmon Ahmetajn për rakinë

by Java News
16/12/2020 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrit Edi Rama ishte sot disa familje në Farkë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Arben Ahmetaj dhe deputeti Sadi Vorpsi.

Gjatë vizitës në një familje të prekur nga tërmeti në Farkë, janë dëgjuar të lehurat e një qeni.

Ai nuk kurseu as batutat, teksa ka krahasuar analistët me qentë. Kryeministri ka thënë duke qeshur se i zoti i shtëpisë kishte një analist në shtëpi.

(Qeni leh)

Rama: Ça ke mo çka? E paske një analist te shtëpia. I jepka komentet e ditës çdo mëngjes.

Më pas kreu i qeverisë shfytëzoi takimin që pati në Farkë me familjet ku dorëzoi çelësat e banesave të rindërtuara, për të bërë edhe batuta. I pranishëm me të ishte edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Nga dokumentet e hipotekës, biseda rodhi tek rakia, me të cilën u pritën nga i zoti i shtëpisë, ku ministri ishte kurioz, nëse ishte raki bio, ndërsa Rama dha ‘meritën’ te fakti që Peqinasit nuk e kanë traditë nxjerrjen e rakisë.

BATUTAT NË FARKË:

Edi Rama: Se rakinë se pimë dot me maskë… po e heqim maskën. Këto dokumentet na ti (gruas), se me burrat s’dihet asnjëherë. Ulu atje (gruas), mbaji mirë. Shyqyr që kemi gratë.

Burri: I ka krijuar Zoti të dyja.
Arben Ahmetaj: E bën vetë rakinë mo se të pyeta dhe atko… e keni zakon nga zona?

Edi Rama: Peqini? Jo mo….

Kryefamiljari: Pse se kemi ne? Bëjmë ne, raki tajke…

Edi Rama: Shumë e mirë është, se unë se njoh dhe aq mirë… këta të Gjirokastrës e njohin mirë rakinë e të tjerëve, të se të tyren e ruajnë.

Arben Ahmetaj: Aty s’na mbin rrushi, na mbin guri

Edi Rama: Të tyren e ruajnë për ditë të këqija.

Arben Ahmetaj: E mbajmë poshtë tek qilari.

Në një tjetër familje, Rama bëri batuta me djalin e shtëpisë, që e kishte emrin “Ronaldo”.

Rama: Ke dashur ta bëjë futbollist këtë që i ke vënë emrin Ronaldo?
I zoti i shtëpisë: Ee, por nuk doli futbollist.
Rama: Të jetë mirë më shëndet. Në shkollë shkon??
Ronaldo: E kam mbaruar
Rama: I ke rënë shkurt. Po tani çfarë bën?
Ronaldo: Merrem me elektrikun.
Rama: Epo shumë mirë

g.kosovari

Next Post
Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

September 25, 2026
“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com